Këto janë imazhet e shumëpritura të Sony PlayStation 5

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

Nderohen dëshmorët dhe martirët në fshatin Sllovi

  Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës...

Një përzgjedhje e imazheve të reja të PlayStation 5 janë shfaqur në internet, dhe ato e bëjnë konsolën e gjeneratës së ardhshme të Sony të duket tepër e dëshirueshme.

Sony nuk është emër i panjohur kur vjen puna për të prodhuar konsola me stil, por sistemi i paraqitur këtu është një hap serioz. PS5 duket se është më i hollë se edhe paraardhësi i tij, PlayStation 4 Slim.

Sipas këtyre imazheve, PS5 do të ketë një gjuhë dizajni të ngjashme me prodhimin më të fundit nga firma japoneze.

Imazhet e fundit vijnë me mirësjelljen e blogut të teknologjisë LetsGoDigital, i cili i krijoi këto dizajne në bashkëpunim me Bonami SpelComputer.

Dizajni i konsolës PS5 është i bazuar në rrjedhën e kohëve të fundit të një prototipi të PlayStation 5, që u raportua nga faqja ruse Rozetked e teknologjisë.

Imazhet e fundit konceptuale ndjekin një video-reklamë të kohëve të fundit për konsolën e ardhshme të projektuar nga francezi, Joseph Dumary, i cili shfaqi një PlayStation të ri të së ardhmes, të pajisur me një set të karakteristikave të gjeneratës të ardhshme , duke përfshirë fuqinë e përpunimit Ryzen2X, pajtueshmërinë e rezolucionit 8K, ngarkimin me valë dhe një kontrollues të ri DualShock 5 të lakuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...