Këto janë dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Korçë

PUBLIKUAR

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës dhe në zonat përreth.

Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë braktisur banesat duke qëndruar jashtë.

Ndërsa raportohet se dëme materiale ka në fshatin Qafzezë të Kolonjës dhe në Vidohovës të Devollit. Janë dy fshatrat, të cilët u dëmtuan nga tërmeti i qershorit. Banorët thonë se lëkundjet kanë shkaktuar çarje të mureve dhe rënie të suvave.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 3 km nga fshati Miras dhe 11 km nga qyteti i Korçës me një thellësi 25 km.

Në dy ditët e fundit në qarkun e Korçës janë regjistruar edhe 6 tërmete të tjera me magnituda më të vogla.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...