“Këtë tekst kënge ia kam dedikuar Borës”, Donaldi flet për vajzën që ka dashur më shumë gjithë jetën

PUBLIKUAR

Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë qenë gjatë gjithë kësaj kohe në qendër të vëmendjes së publikut.

Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Në një bisedë me disa nga banorët, Donaldi ka treguar se Bora është vajza që ka dashur më shumë gjithë jetën, si dhe ka rrëfyer se tekstin e këngës “Toxic love” e ka shkruajtur vetë si një dedikim për situatën e ndarjes me moderatoren.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Gjatë gjithë kohës ziheshim, kapeshim me gjëra pa lidhje… U bë e vështirë, por nuk është se u ndamë se nuk duheshim

Fifi: Po pra, jeni ndarë se ishte toksike

Semi: Janë shumë të njëjtë shpirt, janë fotokopje e njëri-tjetrit, thjesht njëri është çun e tjetri është gocë

Donaldi: Është femra që kam dashur më shumë gjithë jetën… Dy gjela në një shtëpi nuk rrijnë dot, është e pamundur

Fifi: Kur të dalësh nga këtu a mendon që ta takosh?

Donaldi: Nuk e di…

Kledi: Dy gjela është e pamundur të rrijnë në shtëpi.. Por nëse është dashuri duhet me së s’bën që njëri të hapë krah

Semi: Ja ti (drejtuar Donaldit) e di këtë gjënë, pse nuk e hap krahun?

Donaldi: Për këtë situatën e ndarjes unë kam shkruajtur një tekst që e kam kënduar Elgiti, që nëse këto mund të na e nxjerrin do të ishte mirë që ta dëgjonit dhe ju, nëse Giti e ka nxjerrë

Semi: Këto ishin dy njerëz që sapo u takuan dukeshin sikur kishin një jetë që ishin njohur dhe direkt ishin shumë të dhënë pas njëri-tjetrit

Kledi: Unë vë bast që ti kur të dalësh nga këtu, jo vetëm që do lidhesh, por do të martohesh me Borën

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...