Sareena Raj nga Laicester i Britanisë së Madhe, ka blerë tranguj serash të mbështjellë me najlon, në një supermarket.
Gruaja 28-vjeçare ka menduar se pjesa e verdhë në njërin nga trangujt është qelbur, transmeton Telegrafi.
Por, me të shikuar më afër, ajo ka zbuluar se bëhet fjalë për një bretkosë të ngordhur.
Nuk bëhet e ditur se si ka përfunduar bretkosa brenda qeses që mbështjell trangujt. /Telegrafi/




