Këmbësori për pak shpëton pa u shtypur nga motoçikleta (Video)

PUBLIKUAR

Në Mançester të Anglisë, një i ri ka qenë vetëm disa centimetra vdekjes, apo lëndimit serioz.

Motoçiklisti Chris Evans ka arritur të shmang në moment të fundit djaloshin, i cili ka kaluar nga trotuari në rrugë, pa shikuar fare.

Kamera në helmetë, e ka regjistruar momentin, kur motoçiklisti i ka kaluar pranë kalimtarit që kishte kufje në vesh, teksa mbante në kokë kapelën e bluzës, transmeton Telegrafi.

Këtë regjistrim e ka publikuar Policia, që të ngritë vetëdijësimin nga rreziku që paraqesin makinat në lëvizje, kur këmbësorët janë të pavëmendshëm.

“Mos i mbani të dyja dëgjueset në vesh, sepse duhet të dëgjoni se çfarë po ndodhë rreth jush. Kur vendosi kapelë, kujdesuni që të mos iu bllokojë pamjen”, thuhet në përshkrimin e videos. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...