Kelmendi: Takim miqësor me Pacollin, por nuk i bashkohem AKR-së

PUBLIKUAR

Zërat se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi do të aderojë në partinë e Behgjet Pacollit, AKR, i ka hedhur poshtë vet ish-deputeti i PDK-së.

Kelmendi në një prononcim për Gazetën Fjala është shprehur se takimi me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli ka qenë vetëm takim miqësor.

Kelemendi për Gazetën Fjala u shpreh se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij politike.

“Kam pas takim më liderin e AKR-së, zotëri Pacollin. Takimi ka qenë  më shumë miqësor. Ende nuk kam vendosur për karrierën time politike. Me Pacollin kam biseduar për politikë, por jo edhe për aderimin tim në AKR.  Mendoj se është keqkuptuar takimi”, ka thënë Kelmendi për Gazetën Fjala.

Kujtojmë që gjatë javës së kaluar, Ramish Kelmendi dha dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo pasi që PDK nuk ia dha atij postin e premtuar, atë të zëvendës-kryeministrit të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...