Kelmendi: MSA-ja e zvogëlon ndikimin ekonomik të Serbisë në Kosovë

PUBLIKUAR

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga biznesmenët më të mëdhenj në Kosovë, Ramiz Kelmendi, në Info Magazine të Klan Kosovës duke folur për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim nga Kosova dhe implikimet ekonomike, e ka lavdëruar dokumentin.

Kelmendi tha se kjo marrëveshje, megjithëse është asimetrike për nga raporti mes palëve, i jep Kosovës një varg përparësishë, njofton Klan Kosova.

“Nënshkrimi i MSA-së është një arritje e rëndësishme e qeverive të Kosovës. Mundësitë janë asimetrike, por mundësitë janë të mira për shkëmbime tregtare, ekonomike dhe intelektuale”.

“Një rëndësi që e ka MSA-ja është ndikimi i vendeve të regjionit, ku mundësohet heqja e doganës dhe produktet që vijnë prej vendeve të BE-së, mund të shiten me çmime më të lira dhe produktet shteteve të regjionit do të bien dukshëm. Kështu i bie ndikimi edhe shtetit fqinj, Serbisë”, tha Kelmendi.

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...