Kelmendi: Mbyllja e derës së Kuvendit, hap derën e rrugës

PUBLIKUAR

Publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku sigurimi kishte marrë urdhra për të mos i lejuar deputetët e opozitës të futeshin në objektin e Parlamentit.

Kelmendi ka thënë se udhëheqësit e Shtetit duhet të reflektojnë duke konsideruar se gjuha fyese do të harrohet nga veprimet që mund të pasojë ditëve në vazhdim.

Lexojeni të plotë postimin e Adriatik Kelmendit në Facebook:

“Mustafa, Veseli dhe Thaçi duhet të reflektojnë shumë seriozisht për skandalin e sotëm dhe jo vetëm të sotëm.

Është dyfytyrësi që në njërën anë t’i bëjnë ftesë opozitës të kthehet në Kuvend për t’i qartësuar mosmarrëveshjet e në anën tjetër të tentojnë t’ia mbyllin derën po kësaj opozite kur vjen në Kuvend.

Ymeri, Haradinaj e Limaj janë përfaqësuesit që kanë marrë votat e popullit pikërisht për ta përfaqësuar atë pjesë të popullit në Kuvend.

Mbyllja e derës së Kuvendit është hapje e derës së rrugës!

Mbyllja e derës së Kuvendit është edhe hapje e derës anarkisë – ku ashpërsimi i gjuhës parë sot është e keqja më e vogël krahasuar me ato që mund të pasojnë.

Veseli, Mustafa e Thaçi sot do duhej kërkuar falje për këtë gafë kolegëve të tyre opozitarë.

Haradinaj do duhej t’u kërkonte falje nëpunësve të sigurimit të Kuvendit, të cilët aty janë për të marrë një rrogë, sipas detyrave që iu jepen dhe asgjë më shumë” (sic), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...