Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka publikuar orarin se kur do të ndalet rryma qoftë për mirëmbajtje të planifikuar, qoftë me kërkesë të KOSTT-it apo të palëve të treta.
Më 27.09.2018 në NS 35/10 KV Magure do të ndërprehet:
- Dalja 10kV Drenica (Kodi: 41048001) prej orës 08:00-12:00 dhe 15:00-19:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: pjesë e Rrezez (Leletiqit), Mirenë, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ulët, Resinoc Baincë, Shalë dhe Krojmir.
Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirja e përçueseit sipas projektit LP 10kV Drenica-Komoran.


