KE do të ofrojë 1 miliard euro për zhvillimin e superkompjuterëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Komisioni Evropian (KE) sot njoftoi se do të investojë 1 miliard euro në zhvillimin e kompjuterëve me performancë të lartë deri në vitin 2020, në një përpjekje për të garuar me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

“Kina po vrapon, SHBA-ja po vrapon, ne po vrapojmë. Ne duhet të vrapojmë pak më shpejt”, tha Komisioneri i BE-së për kërkime, Carlos Moedas, në një konferencë shtypi, përcjell Telegrafi.

Gjithsej 1 miliard euro është objektivi i KE-së, 486 milionë euro do të vijnë nga Bashkimi Evropian dhe pjesa tjetër do të përdoren për blerjen e dy supërkompjuterëve gjatë vitit 2019 ose 2020, të cilët hulumtuesit dhe kompanitë mund t’i përdorin për të përpunuar shuma të mëdha të të dhënave.

Gjermania, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Spanja, Franca, Greqia, Italia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Sllovenia dhe Zvicra janë shtetet që do të marrin pjesë në këtë projekt.

“Superkompjuterët tashmë janë në qendër të progreseve të rëndësishme dhe inovacioneve në shumë fusha, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve evropianë dhe mund të na ndihmojnë për të kursyer energji dhe për të luftuar ndryshimet klimatike, në mënyrë më eficiente”, deklaroi Mariya Gabriel, Komisionere në BE për fushën e teknologjisë.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...