Katër zyrtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë derisa po i ndiqnin disa persona të dyshuar për grabitje në Lipjan.
Policët e lënduar ishin në dy vetura zyrtare të cilat siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Indeksonline kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale gjatë ndjekjes së veturës së të dyshuarve.

Aksioni i ndjekjes kryesisht ka qenë në rrugët që lidhin lagjet Velania – Tauk Bahçe dhe Avalla, ku në një moment të caktuar të dyshuarit me veturën e tyre në ikje e sipër kanë tentuar të godasin zyrtarin policor.
Indeksonline ka siguruar edhe foton e veturës së të dyshuarve.

“Për rrjedhoje zyrtarët policor duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e personave të dyshuar, përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion, domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme”, ka deklaruar për Indeksonline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale.
Ajo ka konfirmuar se përgjatë ndjekjes janë aksidentuar dy vetura zyrtare të policisë ku janë lënduar katër zyrtarë policor.
“Zyrtarët policor të lënduar në këtë rast, kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe përkundër lëndimeve të shumta janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme”, ka deklaruar Ahmeti./Indeksonline/

Është arrestuar një person si i dyshuar se ka kryer veprën penale të grabitjes.
Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në qytetin e Lipjanit, ky i dyshuari bashkë persona të tjerë kanë arritur të hyjnë në një lokal – market, ku kanë vjedhur arkën me një sasi parash dhe gjësende tjera.
Lidhur më këtë rast janë aktivizuar edhe ekipet policore nga Prishtina të cilët janë vënë në ndjekje të të dyshuarit, njofton policia, përcjell LipjaniNews
“Aksioni i ndjekjes kryesisht ka qenë në rrugët që lidhin lagjet Velania – Tauk Bahçe dhe Avalla, ku në një moment të caktuar të dyshuarit me veturën e tyre në ikje e sipër kanë tentuar të godasin zyrtarin policor”, thuhet në kumtesën e policisë.
“Për rrjedhojë zyrtarët policorë duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e personave të dyshuar, përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion, domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme. Përgjatë ndjekjes janë aksidentuar dy vetura zyrtare të policisë ku janë lënduar katër zyrtarë policor”.
Zyrtarët policorë të lënduar në këtë rast njoftohet se kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe përkundër lëndimeve të shumta janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.


