Katër komuna qe katër muaj pa kryetarë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Menjëherë pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnjë e Hercegovina kryetarët serbë të katër komunave në veri të Kosovës patën marrë vendim që t’i lëshonin pozitat e tyre. Por as tash kur po bëhen katër muaj prejse është marrë një vendim i tillë vlerësohet se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asnjë hap konkret që do të çonte drejt një zgjidhjeje, shkruan sot gazeta “Zëri“.

Janë bërë gati katër muaj prejse katër komunat në veri të Kosovës, ajo e Mitrovicës së Veriut, e Leposaviqit, e Zubin Potokut dhe e Zveçanit, kanë mbetur pa zot shtëpie. Ndonëse kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqje menjëherë pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe ende nuk është bërë një zgjidhje lidhur me këtë çështje.

Përkundrazi, muaj më parë Qeveria e Kosovës i pati konsideruar të papranueshme dorëheqjet në fjalë pasi në dokument-dorëheqjet e tyre kryetarët serbë të komunave veriore i ishin referuar Republikës së Kosovës si “Kosova e Metohija”.

Duke u nisur nga këto, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se gjasat janë minimale që lidhur me këtë çështje të arrihet një zgjidhje. Kjo pasi sipas tyre institucionet e vendit nuk po duan e as nuk po kanë guxim që të bëjnë një zgjidhje ligjore në këtë drejtim. Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës thonë se kjo situatë dëshmon më së miri se sa pak kontroll kanë institucionet e vendit në veri të Kosovës. Ndërkohë, pas dorëheqjes kryetarët e katër komunave veriore patën paralajmëruar se do ta shkëpusnin çdo kontakt me Prishtinën zyrtare.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...