Kaq janë pritjet tek Dheu i Bardhë e Merdare për të dalë nga Kosova

PUBLIKUAR

Me të mbaruar pushimet në Kosovë, mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet ku qëndrojnë e punojnë.

Kthimi i tyre ka shtuar edhe kolonat në dalje të Kosovës, sidomos në pikë kalime kufitare kryesore me Serbinë tek Dheu i Bardhë e Merdare.

Si shkak i bllokimit të rrugës nga serbët në Kurshumli me 27 dhjetor, ku disa mërgimtarë kishin mbetur të bllokuar tashmë pjesa më e madhe po shmangin Merdaren dhe po shkojnë ka Dheu i Bardhë.

Sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), qytetarët janë diku pritur për të dal përmes kufirit Dheu i Bardh rreth 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 150 metra. Derisa për hyrje pritjet janë deri 15 minuta.

Ndërkaq në Pikë Kalimin Kufitar në Merdare, qytetarët janë duke pritur  deri 25 minuta për të dalë nga Kosova dhe kolona e automjeteve është 80 metra.

Derisa në pikë kalimet tjera kufitare me Serbinë, Malin e ZI, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut pritjet për të dalë janë 03-05 minuta.

/GazetaSinjali/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...