Kaplohet nga zjarri një pjesë e lokalit “Super Viva” në Lipjan

PUBLIKUAR

E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar, se rreth orës 05:40 është raportuar për një  objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Borovci ka bërë të ditur se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.​

————————————————————————————————————–

Në orët e mëngjesit të sotëm një depo në Lipjan është përfshirë nga zjarri.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për ta shuar zjarrin.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila ka siguruar perimetrin në depon që është duke u djegur.


 

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...