Peshkatarët në Tajlandë kanë mbetur të habitur, kur e kanë zënë një gjallesë që jeton në thellësi.
Peshku i bardhë që ngjanë shumë me ngjalën, shihet duke u përpëlitur në barkë, ndërsa hapë dhe mbyllë gojën.
Meqenëse krijesa nuk ka sy, besohet se i përket thellësisë së detit, ku dukshmëria është zero, transmeton Telegrafi.
Dhëmbët si gjilpëra, të mprehtë dhe të përdredhur, i japin gjallesës një pamje shumë të frikshme.
Shikoni në videon e plasuar më poshtë, se si reagon kur preket nga një njeri me një shkop te goja. /Telegrafi/


