Kapet mbi gjysëm kilogram ari gjatë tentim kontrabandës

PUBLIKUAR

Vërmicë 27 nëntor 2022, oficerët e Doganës kanë parandaluar futjen ilegale të mbi gjysëm kilogrami stoli ari në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.
Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimin oficerët kanë gjetur stoli të Arit në sasi mbi 500 Gram. Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi I autobusit. Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore dhe për hetime të mëtejme.
Dogana do të vazhdojë të zbatoj kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore, andaj apelojmë tek të gjithë tregtarët që të shmangin praktikat e kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut. Dogana mirëpret bashkëpunimin dhe lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit ne linjat e sigurta të komunikimit.
Përmes: Aplikacioni në App store dhe Google play: eDogana
Telefon: 080050095

SHIKO MË SHUMË

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...