Në një pjesë perëndimore të Australisë, është kapur një krokodil gjigant që i ndiqte peshkatarët, fermerët dhe dilte në plazhe tek pushuesit.
Për disa javë me radhë, ndjekësit e kafshëve të egra, e kanë pasur të pamundur ta kapin zvarranikut e gjatë afro katër metra, transmeton Telegrafi.
Por, pasi e kanë zënë në një kurth, kanë arritur ta kapin dhe t’i mbështjellin fillimisht gojën me shirit ngjitës.
Pastaj, ia kanë fiksuar edhe këmbët dhe e kanë hipur në kamion.
Më në fund banorët e disa fshatrave, mund t’i kryejnë obligimet pa frikën e këtij krokodili, i cili është dërguar të banojë në një vend të largët. /Telegrafi/





