Kapet aligatori më i madh në lumin Mississippi (Foto)

PUBLIKUAR

Një gjuetare ka arritur të kapë një aligator të gjatë 4 metra në lumin Mississippi të Shteteve të Bashkuara, duke thyer kështu rekordin e kapjes së aligatorit më të madh në këtë lum.

Tiffany Wienke nuk kishte shumë përvojë në gjueti para se të kapte aligatorin që peshon 311 kilogramë, pasi ajo më parë kishte dalë vetëm dy herë në gjah, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte e shoqëruar nga pesë persona tjerë, të cilët kishin hulumtuar ujërat për më shumë së 20 orë, kur befasisht hasën në aligatorin 4 metra të gjatë i cili është për 20 centimetra sesa ai që ishte kapur në Bayou Pierre.

Ky reptil konsiderohet të jetë më i gjatë që ndonjëherë është kapur në këto ujëra.

“Ai filloi të na ndjek dhe praktikisht na mbështeti për një pemë. Ai e nxjerri anijen nga uji sikur të ishte një lodër”, ka deklaruar gjuetarja Tiffany. /Telegrafi/

2

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...