Kapen duke vjedhur, qytetarët tentojnë t’i djegin për së gjalli (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Një video shokuese ka filluar të qarkullojë në internet, ku shfaqet momenti kur një turmë e zemëruar tenton t’i djegë për së gjalli dy adoleshentë, të cilët janë kapur duke vjedhur çantën e një gruaje.

Kjo ngjarje e tmerrshme raportohet se ka ndodhur në Pucallpa në pjesën lindore të Perusë, ndërsa viktimat besohet se kishin kryer vjedhjen disa minuta para se të kapeshin nga turma, transmeton Telegrafi.

Vjedhja 2

Në video shihet se si një i ri tërhiqet zvarrë nga një grup njerëzish, të cilët me çdo kusht kërkonin drejtësi dhe ndëshkim për veprën e bërë.

Ndërsa një tjetër person, mund të shihet duke bërtitur nga frika se do të hidhet në flakë dhe të digjet për së gjalli.

Vjedhja 3

Por në fund fatmirësisht askush nuk pëson, pasi turma vendos t’i lidh hajnat në një shtyllë elektrike derisa në vend të ngjarjes arrijnë forcat e rendit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...