Punimet e nisura sot i vizituar Kryetari i Komunës Imri Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë rast Kryetari Imri Ahmeti ka theksuar se do t’i bëjmë të gjitha investimet e nevojshme për realizimin e këtij projekti aq të rëndësishëm për Komunën e Lipjanit veqanërisht për qytetin sepse me ndërtimin e këtij tregu do të dislokohet tregu i tanishëm që është në qendër të qytetit, shkruan Komuna e Lipjanit.
Me ndërtimin e tregut të ri përveç që do të krijohet një ambient më modern do të krijohet sistemimi i tregtimit me kushte cilësore për të gjithë tregtarë dhe qytetarët por njëkohësisht do të menjanohen edhe shitësit që momentalisht shesin jashtë hapësirave të tregut, ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.
Ky projekt është dy vjeçar dhe realizimi i tij kap vlerën 232,706.00 euro



