Kandidoi për kryetar, kaq vota i mori gjithsej Kika në Pejë

PUBLIKUAR

Kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Unitetit, Kreshnik Husaj ka arritur që në zgjedhjet e 17 tetorit të marr vetëm 120 vota ose 0.31% të votave të përgjithshme në këtë komunë, shkruan Gazeta Express.

Husaj i njohur si Kika nuk arriti që të fitojë garën në këtë komunë ku nga gjashtë kandidatë sa ishin në garë ai u rendit i pesti.

Kreshnik Husaj, i njohur si Kika ishte arrestuar para tri vitesh në Tiranë nën dyshimet se u kishte kërkuar favore seksuale të rinjve që dëshironin të shpalleshin mister. Por historia e ‘Kikës’ nuk kishte filluar këtu.

Pesë vite më parë ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria në Pejë për shkak të dyshimeve se kishte detyruar gruan e tij të merrej me prostitucion.

Por pa u marrë ende vendimi final në lidhje me rastin e Kikës dhe ish-bashkëshortes së protagonistit të Big Brother Albania 8, ai dyshohet për një krim tjetër.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, kishte ngritur aktakuzë për prostitucion kundër të pandehurit Kreshnik Husaj, duke e akuzuar se ka detyruar gruan e tij që të kryente prostitucion.

Prokuroria e Pejës, kishte bërë të ditur se përveç Husajt, aktakuzë ishte ngritur edhe ndaj një femre me inicialet A.Z, me akuzën se bashkë kanë detyruar të dëmtuarën të kryej marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Husaj, sipas Prokurorisë ka detyruar V.T, me të cilën ka bashkëjetuar dhe ka një vajzë, që të kryej prostitucion.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...

“Hala s’je rahatu”/ Elijona i uron ditëlindjen Klodit

Dy banorët më të përfolur të sezonit të fundit të Big Brother VIP Kosova...