Kandidati për president Bernie Sanders vrapon për ta zënë trenin (Video)

PUBLIKUAR

Çdo kandidat për president në një moment gjatë zgjedhjeve duhet të tregojë forcën e vet, kështu me humor kanë konstatuar mediat amerikane.

Disa prej politikanëve marrin vendime të vështira diplomatike, derisa disa tjerë ngritin pesha sikur të ishin modelë nga revistat e modës, por senatori Bernie Sanders vrapon si superhero për të zënë trenin, transmeton Telegrafi.

Në një video të postuar në nëntor të vitit të kaluar, por që tek tani është bërë i popullarizuar, shihet se si kandidati për president i cili ka 74 vjet, në mënyrë ambicioze vrapon në drejtim të trenit.

Mediat amerikane kanë raportuar se pavarësisht moshës ai nuk është i ngadalshëm, “ai vrapon si një burrë me një qëllim, si një burrë i cili duhet patjetër të kryej diçka”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...