Halit Rexhepi, gjatë 4 viteve të fundit, shumë rrallë ka mudur që t’i punojë arat e tij në Gjyrkoc të Shtimes. Kjo për shkak se në livadhet e tija, po derdhen fekalet e Banorëve të Bregut të Zi të Lipjanit.
Për hallin e tij 79 vjeçari tha se u ankua në dy komunat, Lipjan e Shtime.
Komuna e Shtimes e paditi atë të Lipjanit në Gjykatën për Kundërvajtje në Ferizaj.
Drejtori për shërbime publike në Lipjan, Heset Sahiti i tha Klan Kosovës se rrjedhja problematike e këtij kanalizimi do të zgjidhet brenda gjashtëmujorit të ardhshëm, nëpërmjet një projekti komunal.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi.


