Kampanja e veçantë kundër hedhjes së çamçakëzit në tokë (Foto)

PUBLIKUAR

Të lodhur me pastrimin e çamçakëzëve të panumërt që hidhen nëpër rrugën e Essexit në Angli, mbrojtësit e ambientit kanë ndërmarrë një paralajmërim të veçantë.

Me sprein me ngjyrë të verdhë, janë rrethuar të gjitha gomat e ngjitura, për të treguar se sa shumë po hedhin qytetarët.

“Shikoni para, ka goma përtypëse”, shkruan në këtë rrugë, që është e mbushur me rrathë për të treguar masën enorme të ndotjes, transmeton Telegrafi.

Meqenëse vetëm për pastrimin e çamçakëzëve të ngurtësuar shpenzohen afro 100 mijë euro në vit, në këtë formë po tentohet të tregohet se çfarë ndodhë nëse secili ndalon së hedhuri në tokë.

“Të hedhësh çamçakëzin është e lehtë, por të shohësh të kapur për toke është e pështirë. Shpenzohen shumë kohë dhe para për ta hequr, sepse lypset puna e njeriut dhe pajisje e veçantë”, thuhet në deklaratën e menaxhmentit të mbeturinave dhe riciklimit.

“Mund të hidhet në shportën e mbeturinave, apo të mbështillet me letër dhe të futet në xhep”, thuhet po ashtu në deklaratë, ku përkujtohet se dënimi për atë që e hedhë çamçakëzin në tokë është 100 euro. /Telegrafi/

sakez02

sakez03

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...