Në pasditen e sotme, një kamion që shërben për përzierjen e betonit është aksidentuar në rrugën magjistrale Lipjan-Shtime.
Në fotot e siguruara nga Gazeta Express, kamioni shihet se e ka humbur drejtimin dhe është rrotulluar në mes të magjistrales, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Nuk është raportuar për të lënduar./GazetaExpress


