“Kali i Trojës” nuk ishte kalë, ishte anije?

PUBLIKUAR

Kali i Trojës nuk ishte një kalë prej druri, siç thuhet në “Iliadën” e Homerit.

Në fakt, sipas një studiuesi italian, Francesco Tiboni, profesor i Universitetit të Marsejës, makineria që përdorën grekët për të nënshtruar Trojën nuk ishte kali prej druri, por një anije fenikase me kokë kali, që quhej “hipos”.

Kali i drunjtë, barku i të cilit u mbush me luftëtarë grekë, që më pas dolën e nënshtruar Trojën, sipas arkeologut italian nuk ka qenë aspak i tillë, por bëhet fjalë për një gabim në përkthim, shkruan Shekulli.

Sipas tij, jo vetëm që nuk bëhet fjalë për një kalë, por dimensionet e mekanizmit që shërbeu për fshehjen e luftëtarëve janë hiperbolizuar.

Sipas Tibonit, ka më shumë mundësi që një anije e përmasave të mëdha mund të ketë mbajtur në “barkun” e saj luftëtarët grekë, të cilët e kanë pasur të lehtë të dalin për të nisur betejën.

Teza e tij është fryt i një studimi dyvjeçar dhe është publikuar në revistën “Archeologia Viva”.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...