Kafshon dhe shkëputë kokën e pëllumbit, si pjesë e një sfide bizare (Video)

PUBLIKUAR

Në burgun që ndodhet në Northamptonshire të Anglisë, është filmuar një i ri, që kafshon dhe shkëputë kokën e pëllumbit.

I burgosuri i paemëruar, është xhiruar duke shqyer me dhëmbë zogun e bardhë, për ta hedhur më pas në qese plastike, ndërsa mbante në gojë pjesën e sipërme.

Në videon e censuruar nga The Sun, shfaqet ngjarja e pështirë, që ka ndodhur në sallën e sportit të burgut, raporton Telegrafi.

Mësohet se ai e ka bërë këtë veprim, pasi është sfiduar nga të pranishmit, në këmbim të një sasie të vogël droge.

Autoritete e sigurisë së qendrës me 700 të burgosur, kanë thënë se e kanë lokalizuar këtë njeri dhe grupin që e sfidojë dhe po bëhen hetime rreth rastit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...