Dallimi nga të tjerët, nuk është i mirë në botën e kafshëve, sepse bien lehtë në sy të grabitqarëve.
E, këto kafshë janë viktime e madhe e dallimit nga të tjerët, sepse janë të bardha shkaku i mungesës së pigmenteve, apo edhe disa që janë albin, transmeton Telegrafi.
Ndryshimi gjenetik ka bërë që këto kafshë të mos prodhojnë melaninën, që si rezultat lëkura dhe flokët e tyre, të mos kenë ngjyrë.
Prej ketrit të vogël, deri tek gjirafa e gjatë, këto janë disa nga kafshët e bardha, që shihen shumë rrallë, sepse bëhen shpejtë pre e grabitqarëve, por edhe gjuetarëve që i duan si trofe. /Telegrafi/








