Kadri Veseli, letër publike partive të opozitës: E nesërmja duhet të jetë ditë e unitetit

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar një letër publike partive opozitare të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Letrën e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

 “Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Nisma për Kosovën.

Sikurse jeni në dijeni, nesër do të kemi një seancë të veçantë në Kuvendin e Kosovës. Në këtë seancë do të ratifikohet Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit e nënshkruar të martën e kaluar në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Me besimin e plotë se të gjithë pajtohemi se kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm pozitiv dhe konkret të vendit tonë në rrugën e integrimeve evropiane, si dhe me besimin e plotë se, përkundër dallimeve politike që kemi, e që janë legjitime në kontekstin e demokracisë, ne të gjithë bashkohemi rreth projektit tonë shtetëror të integrimit në familjen e demokracive evropiane. Ju ftoj që nesër të merrni pjesë në seancën kushtuar ratifikimit të MSA-së dhe të jepni kontributin tuaj në ecjen përpara të Republikës së Kosovës, ashtu sikurse e keni dhënë edhe në shumë e shumë raste dhe momente tjera, gjatë përpjekjeve tona të përbashkëta për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.

Të nderuar deputetët të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Nisma për Kosovën.

Nesër duhet të jetë ditë e unitetit, ditë e bashkëpunimit dhe e veprimit të përbashkët, ditë kur të gjithë ne, që përfaqësojmë qytetarët e Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duhet të dëshmojmë, para qytetarëve dhe para botës, se në veprimin tonë politik, mbi të gjitha, udhëhiqemi nga interesat madhore të vendit tonë dhe nga vizioni i përbashkët që kemi për të ardhmen e vendit tonë.

Ejani, të bëjmë së bashku historinë tonë”, thuhet në letër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...