Kadaj-Bujupi: Specialen po duan ta kontrabandojnë (Video)

PUBLIKUAR

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka theksuar se Gjykata Speciale është e dëmshme për Kosovën dhe se atë po duan ta kontarnandojnë në Kuvend, njëjtë si amandementet kushtetuese në vitin 1989, kur Kosovës iu mor autonomia.

Ajo ka thënë se Projektligji për këtë Gjykatë nuk është në prioritet për qytetarët e vendit, “ata kanë probleme me shëndetësi, arsim, punësimin, etj”.

Sipas saj, Gjykatën Speciale po dëshirojnë ta kontrabandojnë njëjtë si në vitin 1989 me ndryshimet kushtetuese të asaj kohe.

Deputetja e AAK-së ka thënë për televizionin Rrokum, në emisionin “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin, se sipas asaj që po shihet kjo qeveri nuk e ka larg, duke shtuar se qytetarët nuk po shohin një plan konkret prej saj për daljen prej krize. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë...

Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi...