Kaçanik: Ndalohen tre postierë, nënshkruan fletëkthesat e klientëve të Raiffeisen

PUBLIKUAR

Janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh tre zyrtarë të Postës në Kaçanik, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Të dyshuarit me inicialet A. Ç. ,K.Z., dhe R.L., dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, nga data 01.12.2022 deri më datën e inspektimit 20.12.2022, në Kaçanik, në cilësinë e personave zyrtarë – si postierë përgjegjës për shpërndarjen e kartelave të Raiffeisen Bank, duke mos respektuar kriteret dhe rregullat për dhënien e kartelave, kanë nënshkruar në fletëkthesat se kinse konsumatorët kanë pranuar kartelat bankare, edhe pse të njëjtat nuk janë shpërndarë, nga të cilat pas verifikimit nga ana e inspeksionit rezultojnë se janë falsifikuar 28 fletë-kthime prej tyre.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...