Ka arritur në 33 numri i të vdekurve, nga festa për lindjen e nipit që u shndërrua në tragjedi

PUBLIKUAR

Numri i njerëzve të vdekur në një qytet në qendër të Pakistanit, si pasojë e ngrënies së ëmbëlsirave të helmuara, ka arritur në 33.

Zyrtarët thanë se edhe 10 njerëz të tjerë, përfshirë pesë fëmijë, kanë vdekur ditëve të fundit nga incidenti, i cili ndodhi javën e kaluar në Karor Lal Esan, në provincën Punjab. Edhe 13 njerëz të tjerë ndodhen në spital.

Vala e vdekjeve nisi kur Umar Hayat, një banor në zonën Karor Lal Esan të provincës Punjab, bleu ëmbëlsira të gatuara më 17 prill, për t’i shpërndarë ato te miqtë e familjarët, pas lindjes së nipit të tij.

Dhjetë njerëz që i hëngrën ëmbëlsirat vdiqën menjëherë, në të njëjtën ditë, transmeton REL. Në mesin e të vdekurve është edhe babai i fëmijës të sapolindur dhe gjashtë nga xhaxhallarët e tij.

Një zyrtar i lartë i policisë në atë zonë, Rameez Bukhari, tha se tre njerëz janë arrestuar lidhur me këtë rast, dy vëllezërit që ishin pronarë të pastiçerisë, si dhe një punëtor i saj.

Autoritetet dyshojnë se punëtori mund të ketë shtuar pesticide pa dashje gjatë gatimit të ëmbëlsirave.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...