Joseph Daul: Kosova është në mes të Evropës

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh edhe kryetar i LDK-së, ka treguar detaje gjatë takimit që kishte gjatë javës me kryetarin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, citon kryetarin e EPP, t’i ketë thënë se” Kosova është mjedis Evrope” dhe se ai dëshironte që të ketë sa më shumë Evropë në Kosovë.

Lexojen i të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Gjatë takimit që pata këtë jave me z. Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore Evropiane (EPP), aty ku është anëtare LDK-ja, iu falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të EPP-së për integrimet evropiane të Kosovës dhe veçmas për procesin e liberalizimit të vizave. I thash se me këtë po e fuqizoni edhe më shumë orientimin proevropian dhe përkatësinë evropiane të qytetarëve të Kosovës.

Ai, derisa unë flisja, u ngrit nxori një hartë nga sirtari e vuri para nesh dhe më tha, shihe Kosova është mjedis Evrope, por problemi ynë është që ne të kujdesemi bashkërisht për Evropën. E kuptova se dëshironte të shtonte se ka nevojë të ketë edhe sa më shumë Evropë në Kosovë, sikurse edhe Kosovë në Evropë” (sic), ka shkruar Mustafa.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...