Jolie, aktorja më erotike

PUBLIKUAR

timthumb (1)

Mediat britanike kanë realizuar një listë me 100 aktoret më erotike të të gjitha kohërave. Dhe në maje të kësaj liste bindshëm është gjetur aktorja Angelina Jolie. Pas saj renditen bukuroshet Alyssa Milano dhe Halle Berry. Pamela Anderson pa marrë parasysh format e jashtëzakonshme të trupit, ka zënë vetëm vendin e katërt, derisa pozita e pestë, edhe përkundër se është bukur në moshë, i ka takuar aktores Helen Mirren. Top-dhjetëshen e përbëjnë edhe Monica Belluci, Pam Grier, Marisa Tomei dhe Penelope Cruz.

Zeshkania seksi, Angelina Jolie, e cila së fundi u martua me Brad Pitt-in, ka marrë më së shumti vota në këtë anketë. Ajo çmohet për sharmin e saj, bukurinë ekzotike, buzët e jashtëzakonshme, por edhe mënyrën se si paraqitet në filma, duke qenë gjithmonë joshëse.

Ndoshta mund të duket si një befasi, por Alyssa Milano vërtet posedon të gjitha ato që një femër ka nevojë që të duket tërheqëse dhe joshëse. Edhe Alyssa ka një paraqitje unike në filmat e saj, edhe kur nuk bëhet fjalë për skena të seksit ku ajo është e zhveshur.

Për aktoren e njohur, Halle Berry, çdo fjalë është e tepërt. Edhe tani kur është 48-vjeçe, ajo vazhdon të rrezatojë me pamjen e saj seksi, për çka ia kanë lakmi edhe shumë aktore më të reja në moshë.
Eh si mos të jetë Pamela Anderson në mesin e bukurosheve më erotike për të gjitha kohërat, kur gjinjtë e saj për shumë kohë kanë qenë temë e çdokujt dhe janë vlerësuar me notën maksimale. Përveç gjinjve të saj impozant, ajo ka edhe një trup jashtëzakonisht seksi.

SHIKO MË SHUMË

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...

“Hala s’je rahatu”/ Elijona i uron ditëlindjen Klodit

Dy banorët më të përfolur të sezonit të fundit të Big Brother VIP Kosova...