Jepnin para me fajde, arrestohet një person në Lipjan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës sot në dy operacione, një në Shtime dhe një në Lipjan ka arrestuar dy persona si të dyshuar për fajde, kanosje dhe shtyrje në vetëvrasje.

Sipas Policisë një operacion bastisjeje është realizuar nga ora 06:00, në Shtime, ku është arrestuar i dyshuari me inicialet K. S. (viti i lindjes 1986), si dhe në shtëpinë e tij janë konfiskuar disa dëshmi materiale: një revole e tipi BROËN, cal. 9mm, gjashtë copë fishekë dhe shënime me emra të personave të cilëve dyshohet se i njëjti u ka dhënë para me fajde.

Ndërsa operacioni tjeter është realizuar në Lipjan, ku është arrestuar i dyshuari me inicialet B. M. (viti i lindjes 1983), ku në shtëpinë e tij, gjithashtu janë gjetur dëshmi me shënime relevante për dhënie të parasë me fajde.

Veprime hetimore lidhur me rastin janë ndërmarrë pas pranimit të informacioneve se personat e dyshuar, ia kanë dhënë viktimës së rastit para me fajde në vlerë prej një mijë euro, në fillim të këtij viti, ndërsa tani kërkojnë nga ai 24 mijë euro si kamatë në emër të fajdes.

Gjatë kësaj periudhe, të dyshuarit tashmë të arrestuar nga Policia, kanë kanosur me jetë viktimën, me qëllim që t’ua jap paratë dhe si pasojë e presionit të ushtruar nga të dyshuarit, i njëjti po ashtu gjatë muajit qershor të këtij viti ka tentuar edhe të bëjë vetëvrasje, thuhet në komunikatën nga Policia Kosovës

I gjithë operacioni për arrestimin e të dyshuarve është realizuar me urdhër të gjykatës kompetente dhe është mbështetur nga njësitet relevante policore rajonale, duke përfshirë edhe njësitë e specializuara.

Pas proceduarve të intervistimit të dy personave të dyshuar, me urdhër të prokurorit ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...