Jep dorëheqje dhe e padit kompaninë ku punonte për një arsye të pazakontë

PUBLIKUAR

Në Paris të Francës, ish-punëtori e ka akuzuar kompanisë se kishte krijuar një atmosferë të mërzitshme duke e detyruar atë të japë vet dorëheqje.

Frederic Desnard pretendon se pas katër vitesh, sa ka punuar në një kompani të prodhimeve kozmetike, e ka lënë atë “me depresion, të shkatërruar dhe të turpëruar”.

44-vjeçari thotë se “ka rrjedhur ngadalë drejtë Ferrit”, për shkak se firma ku punonte nuk e vlerësonte sa duhet.

Për këtë arsye, ai e ka dërguar rastin para drejtësisë dhe po kërkon nga kompania një dëmshpërblim deri në 380 mijë euro.

“Më zhveshën nga të gjitha detyrimet, derisa bënë që të ndihem sikur nuk ekzistoj”, ka thënë Desnard për mediat, lidhur me shkakun që e detyroi të jepte dorëheqje.

“E lija punën me një ndjenjë të keqe. Kur kthehesha të nesërmen, filloja të qaja por askush nuk e vinte re, sepse askush nuk kujdesej për mua. Më dukej sikur po paguhesha pa bërë asgjë dhe u largova”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, kompania prodhuese nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me akuzat, të cilat do të trajtohen nga ‘Tribunali i Punësimit’ në Paris. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...