Jankullovska kërkon shfarosjen e shqiptarëve për një orë!

PUBLIKUAR

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska kërcënohet se do të bëjë luftë me shqiptarët dhe për atë ajo paralajmëron se vetëm për një orë do ti bëjë pluhur shqiptarët e Maqedonisë, raporton Zhurnal

Jankullovska me kërcënimet nuk ndalet këtu, pasi paranoja patologjike e saj përdor termin “do ti shtypim” shqiptarët brenda një ore.

Me këtë jankullovska përmes bisedës telefonike me shefin e kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protuger tregon planet e saj të errëta ndaj shqiptarëve.

Në bisedën dëgjohet ku Protuger e pyet: “Nëse do të kemi luftë”?, Jankullovska i përgjigjet: “Nëse ne tregohemi të fuqishëm për një orë do ti zhdukim, mirëpo puna është që të mos tregojmë tani muskuj”, njofton Zhurnal.

Biseda e Jankullovskës me Protugerin u publikua në konferenën e sotme të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, kur ky i fundit shpalosi ‘bombën’ e 32-të me radhë.

Ndryshe, Jankullovska vjen nga një familje maqedonase nga Kërçova ultranacionaliste e cila ka paragjykime të mëdha ndaj shqiptarëve të Maqedonisë duke përdorur termin ofendues ‘shiptarishte”.

Po të bëhet një analizë për forcën pikërisht Jankullovska duhet të bëjë përgjegjësi komanduese dhe duhet të burgoset pasi ajo i viktimizoi 8 policët e Maqedonisë që u vranë në Kumanovë.

Me këtë dëshmohet se Jankullovska në mënyrë të gabueshme e elaboron forcën mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ngaqë pas aksionit në Kumanovë morali i policisë maqedonase është i barabartë me zero.

Ndryshe, ish kryepolicja Jankullovska llogaritet se është bashkëpunëtorja më e ngushtë e kryeministrit Nikolla Gruevski.

© ZHURNAL.mk

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...