Jahjaga dënon vandalizmin ndaj pronave sllovene

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dënon aktet e dhunës ndaj pronës së kompanive afariste sllovene, duke i vlerësuar të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë demokratike.

Jahjaga, sipas komunikatës së Zyrës së informimit të Presidencës, thekson se “aktet e dhunshme të drejtuara ndaj pronës së kompanive sllovene, pavarësisht nga motivet, janë veprime vandale dhe cenojnë lirinë”.

“Veprimet vandale të drejtuara ndaj pronës pengojnë zhvillimin demokratik të vendit, dëmtojnë imazhin dhe kredibilitetin e tij dhe pengojnë gjithashtu edhe bërjen e biznesit në vend. Marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e tjera ndërtohen me mirëbesim dhe veprimet e Kosovës gjithnjë do të jenë në mbështetje të akteve, normave dhe ligjeve ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e presidentes.

Jahjaga u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të ruajnë maturinë dhe kërkon nga organet e rendit që të kapin autorët e akteve të dhunës dhe t’i nxjerrin përpara drejtësisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hashim Thaçi falënderon për mbështetjen që iu dha dje, bën thirrje që përgjigja ndaj verdiktit të jetë paqësore

Avokati kroat, Luka Misetic, në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për...

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike...

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Eugen Cakolli, duke reaguar lidhur me vendimin dënues të speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së,...