Jabllanoviq: Do të bisedojmë me kryeministrin tonë Aleksandar Vuçiq

PUBLIKUAR

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Guriq do të bisedojnë sot me përfaqësuesit serbë të Kosovës.

Temë bisede e tyre do të jetë pjesëmarrja e mëtejme në institucionet e Kosovës.

Ministri i ndërruar për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq më herët kishte thënë se do të ketë konsultime me kryeministrin serb.

“Para së gjithash do të bisedojmë me kryeministrin tonë Aleksandar Vuçiq e pastaj brenda Listës Srpska do të ketë konsultime dhe do të merret qëndrim”, i ka thënë Jabllanoviq agjencisë serbe të lajmeve Beta, transmeton Gazeta Blic.

Takimi në Beograd është thirrur pasi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka ndërruar ministrin Aleksandar Jablanoviqin nga pozita e ministrit në Ministrinë për Komunitet e Kthim.

Jabllanoviq është edhe lider i Srpska-s e cila në Kuvendin e Kosovës ka 9 deputetë, ndërsa deri para ndërrimit, dy ministra dhe një zëvendëskryeministër.

Ndërrimi j Jabllanoviqt është bërë pas fyerjeve që ai ua bëri nënave gjakovare të viktimave të luftës dhe pas presionit të madh e protestave të opozitës.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...