Ja teknologjitë e vërteta që së shpejti do të jenë në trupin tuaj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Qeveria e Shqipërisë fillon konsultimet e projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar pasi të ketë kaluar...

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

artikuj

Duke pasur parasysh valën e interesit pas daljes në treg të Apple Watch, mund ta kuptojmë se veshjet apo aksesorët do të jenë e ardhmja e teknologjisë.

Megjithatë, ato janë thjesht një teknologji në tranzicion.

Teknologjia do të lëvizë nga ajo ekzistuese drejt atyre që as që na shkon mendja, brenda organeve tona.

Ky është kufiri tjetër i madh.

Këtu janë nëntë shenja që implantet teknologjike do të jenë pjesë e jetës suaj dhe trupit tuaj në të ardhmen e afërt.

1.Smartphone të implantueshme

Sigurisht, ne jemi të lidhur virtualisht me telefonat tanë 24/7, por çka nëse ne do të ishim vërtetë të lidhur me telefonat?

Kjo tashmë ka filluar të ndodhë.

Vitin e kaluar, për shembull, artisti Anthony Antonellis kishte një chip RFID të ngulitur në krahun e tij, që ta ruante artin e tij në smartfonin e integruar në trup.

Hulumtuesit janë duke eksperimentuar sensorë të ngulitur ne trup që me pas kthehen në kockë njeriu.

Shkencëtarë të tjerë janë duke punuar në implantet e syve që të ruajnë cilindo imazh të kapur nga syri.

Por a ju ka shkuar ndërmed që syri të jetë vet ekrani i telefonit brenda jush? Teknologët e Autodesk janë duke eksperimentuar me një sistem që mund të shfaqë imazhet nëpërmjet lëkurës artificiale.

Ose imazhet mund të shfaqen në implantet tuaj në sy. Kjo po që është e paparshikueshme!

2. Çipi shërues

 

Tani për tani, pacientët janë duke përdorur kiber-implantet që lidhen direkt në aplikacionet e smartphone për të monitoruar dhe trajtuar sëmundjet.

Një pankreas i ri bionik është duke u testuar në Universitetin e Bostonit të Amerikës. Ai ka një sensor të vogël për një gjilpërë të implantueshme që flet direkt në një aplikacion të smartphone për të monitoruar nivelet e sheqerit në gjak për diabetikët.

Shkencëtarët në Londër janë duke zhvilluar kapsulë që kapërdihet, për të monitoruar nivelet e yndyrës në pacientët dhjamosur dhe gjenerimin e materialit gjenetik që i bën ata të ndjehen “të plotë”.

3. Kiber pilulat që flasin me mjekun tuaj

Implantet jo vetëm që do të komunikojnë me telefonin tuaj; ato do të bisedojnë me mjekun tuaj gjithashtu.

Pilulat mund të ndajnë (fjalë për fjalë) informacionet për të ndihmuar mjekët që të dinë nëse jeni duke marrë ilaçet tuaja siç duhet dhe nëse ato po kryejnë efektin e dëshiruar.

4. Kontrolli implantues i lindjes nga Bill Gates

Fondacioni Gates po mbështet një projekt për të krijuar një lloj kontraceptivi të implantueshëm dhe që kontrollohet nga jashtë.

Çipi i vogël gjeneron sasi të vogla të hormoneve të kontraceptivëve nga brenda trupit të gruas për deri në 16 vjet.

Implantimi është po aq i rrezikshëm sa një tatuazh.

5. Kompjuterët – tru

Lidhja e trurit të njeriut e lidhur direkt në kompjuter është ëndrra apo makthi i secilit shencëtar.

Por tani, një ekip në Universitetin Brown e ka nisur studimin e quajtur BrainGate dhe është në përpjekje për të lidhur trurin e njeriut direkt në kompjuter.

BrainGate ka treguar se sinjalet nervore mund të “dekodohen” nga një kompjuter në kohë reale dhe të përdoren për të vepruar me pajisjet e jashtme. Krijues i çipit Intel parashikon ndërfaqet kompjuterike të trurit deri në vitin 2020.

6. Bio bateria që shkrihet

Një nga sfidat për teknologjinë e implantueshme ka qenë bio bateria që shkrihet. Por sfida që paraqësin realisht është pikërisht pamundësia për ti vendosur ato.

Një ekip në Laboratorin Draper në Kembrixh, Masaçusets, po punon në bateri biodegraduese.

Ata gjenerojnë energji brenda trupit, e bëjnë transferimin e saj me valë ku është e nevojshme, dhe pastaj thjesht shkrihen.

Një tjetër projekt është duke kërkuar se si të përdoret glukoza e vet trupit për të gjeneruar energji për implantet.

7. Pluhuri i zgjuar

Ndoshta më befasuesja e risive aktuale është pluhur i zgjuar. Secila njësi është shumë më e vogël se një kokërr e rërës, që mund të organizohen brenda trupit në rrjetet si pjesë e nevojshme për një gamë të tërë të proceseve të brendshme komplekse inteligjente.

Paramendoni morinë e këtyre nano-pajisjeve, të quajtura Motes, që mund të sulmojnë kancerin e hershëm apo të sjellin lehtësim të dhimbjeve për një plagë apo edhe ruajtjen e informacionit të rëndësishëm personal në një mënyrë që është thellësisht e koduar.

Me pluhur të zgjuar, mjekët do të jenë në gjendje të veprojnë brenda trupit tuaj pa e hapurt, dhe informacioni mund të ruhen brenda jush, i mbyllur thellë, deri sa ju ta hapni atë nga rrjetit juaj personal.

7. Vetë verifikuesi

Ky lloj çekiçi inteligjet ngre çështje të privatësisë dhe madje tregon për një distopi.

Kjo teknologji mund të përdoret për të identifikuar çdo qenie të vetme njerëzore, për shembull.

Tashmë, ushtria amerikane ka programe serioze për të pajisur ushtarët me çipa RFID të implantuar, në që mënyrë mbajtja e trupave të bëhet automatike dhe në mbarë botën.

Shumë kritikë social besojnë se zgjerimi i këtij lloji të identitetit është e pashmangshme.

Disa e shohin atë si një pozitiv: për të përmirësuar luftën kundër krimit, zgjedhjet universale të sigurta, një revolucion pozitiv në informata shëndetësore dhe përgjigje, dhe që kurrë të mos ndodhë humbja e një fëmije.

Të tjerët e shohin shoqërinë e përsosur Orwelliane: një Big Brother i cili, duke i ditur të gjitha dhe duke i parë të gjitha, mund të kontrollojë gjithçka.

Dhe disa e shohin hapin e parë të madh, fatal, atë moment kur njerëzimi kthen të ardhmen e vet mbi softëare, e jo mbi parime më të larta. /mesazhi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...