Në Mumbai të Indisë, kapësit profesionist të kafshëve, janë vënë në ndjekje të një majmuni, që sulmonte banorët, vidhte ushqime dhe rrëzonte mallra.
Me të zënë majmunin, atij i është vënë në qafë një litar, ndërsa i janë lidhur duart prapa, derisa është dërguar në një kafaz.
Për gjashtë muaj me radhë, ky majmun ka bërë shumë rrëmujë në kryeqytetin Sion, ndërsa ka qenë i pakapshëm, transmeton Telegrafi.
AFP raporton se, në këtë vend që ka shumë majmun, nuk është bërë më parë një trajtim i tillë, një kafshe që ka pasur sjellje më të egër.
Mësohet se kohëve të fundit, majmunët po bëhen shumë më agresivë, si pasojë e mungesës së ushqimit dhe dëmtimit të vendbanimit. /Telegrafi/





