Ja si duket sot Kumanova (Video)

PUBLIKUAR

Fotografitë dhe videoxhirimet flasin më së miri për tmerrin që kanë përjetuar banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë të shtunën dhe të dielën e fundjavës që lamë pas.

Në këtë lagje, përveç se janë humbur 22 jetë njerëzish, gjatë do të mbeten të pashlyera gjurmët luftës që zgjati më shumë se 24 orë. Dëshmi për këtë janë shtëpitë e djegura, të rrënuara dhe gjurmët e plumbave dhe predhave të granatave kalibrash të ndryshëm.

Traumat e këtij tmerri me siguri do të vazhdojnë të ndihen tek banorët e kësaj lagjeje edhe për ditët në vazhdim.

Sa për pasurinë, ata tashmë nuk kanë asgjë para vetes.

Era vjen barot, frikë e humbje shprese.

Ndiqni më poshtë dy video të realizuara nga ekipi i gazetës “Zëri”.

 

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...