Ja se si shmanget rreziku nga helmimi i liqeneve

PUBLIKUAR

Kur në Badoc u dyshua se mund të jetë helmuar uji i pijshëm, për më shumë se 12 orë pjesa e kryeqytetit që furnizohet nga ky liqe artificial mbeti pa ujë. Kjo derisa iu bënë analizat.

Mirëpo, është dikush që ka një ide se si mund të kontrollohet shpejtë dhe që nuk ka nevojë të ndërprehet furnizimi me ujë për qytetarët në çdo dyshim të mundshëm, raporton lajmi.net

Qaush Bajrushi, që për shumë vite ishte drejtor i Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina” tregon se para shumë vitesh kanë menduar për këtë.

Ai thotë se duhet krijuar një pishinë me peshq, në pjesën kur uji duhet të kalojë për filtrim, e përmes peshqve të vërehet nëse uji është në rregull.

“Para shumë vitesh, në Batllavë e kemi krijuar një të tillë, vetëm duhet peshqit dhe ajo funksionon shumë lehtë. Ndërsa në Badoc, duhet ndërtuar një e tillë, më së shumti merr një mijë euro”, thotë Bajrushi, raporton lajmi.net.

Shpjegon se peshqit janë gjallesa të cilat shumë shpejt reagojnë në çdo helmim të mundshëm.

“Përcillet gjendja e tyre, nëse vërehet se ata kanë lëvizje jo të duhura apo ndonjë ngordhje atëherë reagohet. Uji para se të kaloj në fabrikën e filtrimit duhet kaluar nëpër atë pishinë me peshq dhe shumë lehtë kuptohet nëse ka nevojë për analiza apo nëse po ndodh diçka me cilësinë e ujit”, thotë ai.

Madje, edhe pse ishte drejtor për shumë vite, askush nuk e ka telefonuar për tu konsultuar rreth gjendjes së fundit.
Por, Bajrushi nuk e ka problemë këtë. Ka vendosur që vet tu telefonojë zyrtarëve të Ujësjellësit dhe tu tregojë për këtë ide.
Pritet të shihet nëse do realizohet kjo ide, e cila besohet se lehtëson punën për të gjithë. /lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...