Ja planifikimi i zonës Ekonomike Kerçevë-Lipjan

PUBLIKUAR

Zona Ekonomike është parapare te jete ne fshatin Kerqevë në pjesën perëndimore të qytetit te Lipjanit, në pjesën veriore te Aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”. Kjo Zone gjendet 8.5 km nga Lipjani, nga Aeroporti afër 8 km dhe nga Prishtina 22 km. Për ne Zonën Ekonomike te shpie rruga nga Lipjani për Aeroport dhe nga Prishtina rruga Prishtine-Peje gjegjësisht Aeroport ne drejtim te Lipjanit. Zona Ekonomike ka relief kodrinor-malore ne lartësi mbidetare nga 560-645m. Rruga ekzistuese qe kolon afër Zonës Ekonomike e cila lidhe Lipjanin me Aeroport është e asfaltuar me gjerësi 6 m.

Zona Ekonomike kufizohet me fshatrat e Lipjanit: Ribar i Madhe, Poturovcë, Qylagë dhe Vërshec. Gjendja ekzistuese Zonës është e përbëre me shkurre një pjese e saje me ”lendinë” shkëmbore dhe një pjese me fusha me bari. Një hapësirë e kësaj zone është duke u përdorur si deponi e komuniteti përreth, e cila është e pa sistemuar dhe e pa mbikëqyrur! Koncepti i zgjidhjes urbanistike Koncepti i zgjidhjes mbështet në kërkesat e investitorit (detyrën projektuese) bazuar në Planin Zhvillimor Komunal të Lipjanit të miratuar nga KK me datën 24/03/2005 dhe konfiguracionin e terrenit, duke tentuar që të arrihet maksimalisht autonomia e përmbajtjeve urbanistikefunksionale. Konfiguracioni i terrenit ka imponuar planifikimin e rrugëve me forma harkore qe te përshtatet terrenit ekzistues, teren i cili ne disa pjese duhet te modifikohet.

Planifikimi i Zonës Ekonomike Me kërkesë te Komunës se Lipjanit dhe detyrën projektuese është hartuar Planifikimi Urbanistik (Ideor) për Zonën Ekonomike Lipjan (ZE). Sipërfaqja e parapare e kësaj zone është afër 139 ha me 50 parcela/ngastra ndërtimore. Ngastrat janë me sipërfaqe te ndryshme, te cilat mund te bashkohen apo te ndahen për te krijuar hapësira tjera varësisht nga kërkesat e bizneseve qe do ushtrohet ne to.

Ngastrat janë paraparë te ndahen ne dy zona si ne “Industri te Rende” dhe “Industri te Lehte”. Sipërfaqja e tërësishme e 50 parcelave ndërtimore është: 1,308,501m². Sipërfaqja e infrastrukturës rrugëve brenda Zonës parashihet te jete afër 70,748 m². Zona Ekonomike Lipjan është planifikuar qe te këtë infrastrukture/rruge te kompletuar e cila do te funksionoi si zone e veçante ne shërbime te bizneseve qe do jene pjese e kësaj Zone.

Ne kuadër te kësaj zone është parapare deponia e mbeturinave e qytetit te Lipjanit me fshatrat përreth dhe fabrika për përpunimin e tyre. Hapësira e deponisë do jete me trajtim te veçanet e cila nuk do te shkaktoj ndikim negative ne mjedis. Ne hyrje te ZE është parapare hapësira/parcela për menaxhimin e Zonës Ekonomike e cila do te përbehet nga ndërtesa administrative (menaxhimi i ZE), ndërtesa hoteliere, hapësirat e parkimit, rekreimit etj. ZE do te jete e rrethuar me gardhi përgjatë ter perimetrin e te saje e cila do menaxhohet me një hyrje dalje dhe e siguruar ne 24 h.

Me projektin kryesore te infrastrukturës duhet te detajohen te gjitha pjesët e projektit ekzekutiv si: rruge, trotuare, parkingje, shtigjet e gjelbërimit, ujësjellësi, kanalizimi atmosferik e fekale, instalimet elektrike me rryma te forta dhe te dobëta. Vija rregulluese dhe ndërtimore duhet te përcaktohet me projektin detal. Sipërfaqja e ndërtimit ne raport me parcelën duhet te jete max. 35%. Realizimi i infrastrukturës se Zonës Ekonomike, Lipjan do te ketë kosto afër 5 milion Euro.

Qëllimi i Zonës Ekonomike: ƒ Krijimi i një ambienti fizik për bizneset vendore dhe ndërkombëtare, ƒ Tërheqja e investimeve të reja (vendore dhe të huaja), ƒ Grumbullimi i bizneseve në vende te përshtatshme për të bërë biznes, ƒ Zgjerimin e industrisë ekzistuese, ƒ Zhvillimi i lokaliteteve të caktuara, ƒ Shërbime të afërta dhe cilësore të biznesit, ƒ Shtimi i investimeve, ƒ Zhvillim i regjionit te Lipjanit dhe rrethinës, Indikatorët e suksesit te ZE: ƒ Kompletimi i infrastrukturës se ZE ƒ Plotësimin e parcelave të lira me biznese (vendore dhe ndërkombëtare)

ƒ Ngritja e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimi i pozitës në treg të prodhuesve vendorë, ƒ Ulja e papunësisë, Mbrojtja e Ambientit/Mjedisit: Për mbrojtjen e ambientit e terë veprimtaria e bizneseve ne ZE do kontrollohet nga ministritë përkatëse te Republikës se Kosovës qe bizneset ti plotësojnë masat e nevojshme për funksionimin e tyre me standardet e lejuara për mjedisin.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...