
Studimet e kryera së fundmi mbi përdorimin e tepruar të celularit na kanë sjellë në vëmendje se ne tregojmë mungesë respekti ndaj të tjerëve.
Pas një kërkimi një vjeçar është vënë re se njerëzit shkelin kodin etik në shumë aspekte, e ku me themelorja ishte dhe qëndrimi në një kohë të gjatë me celular, apo ngrënia e ushqimeve në ambiente të papërshtatshme, me theks të veçantë në transportin publik.
Një guidë e realizuar nga Debrett’s, shtëpi e famshme botuese në Britani, e cila numëron me qindra botime mbi etiketën, na sjell në fokus të gjithë këtë problematikë.
Të pirit duhan, të ngrënit në ambientet e transportit publik apo ndenjëses gjatë fluturimit, janë disa nga veprimet e tjera që Debrett rendit si veprime aspak të hijshme.
Gjatë kësaj periudhe studimi, u realizuan më shumë se 10 mijë anketa në të gjithë botën. /albeu.com/


