Ja çfarë ka thënë Dr. Rugova më 1998, kur Parlamenti Evropian ia ndan çmimin Sakharov! (Video)

PUBLIKUAR

Më 16 dhjetor 1998, në selinë e Parlamentin Evropian në Strasburg, në një ceremoni madhështore, Dri. Ibrahim Rugovës iu dorëzua Çmimi prestigjioz Sakharov nga kryetari i Parlamentit Evropian, José María Gil-Robles.

Në fjalimin e tij, Dr. Rugova foli për situatën e rënd të popullit të tij në Kosovës, duke kërkuar angazhim më të madh nga Evropa, SHBA-të dhe OKB. Ai përsëriti se zgjidhja për Kosovën dhe paqen në rajon është pavarësia, me një protektorat ndërkombëtar për një periudhë kalimtare, transmeton Telegrafi.

Rugova këtë rast citon edhe profesorin e tij të viteve 1976-77, kur ndiqte specializimin në École Pratique des Hautes Études të Universitetit të Parisit. Fjala është për emrin botërisht të njohur e të respektuar, Roland Barthes, i cili ka thënë: “Politika fillon me një dëshirë dhe pastaj atë dëshirë duhet ta ktheni në veprim”.

Në fund, cek edhe një proverb shqiptare, duke shtuar se shqiptarët përfaqësojnë një nga civilizimet më të vjetra të Evropës.

“Drejtimi i shtëpisë pa miq është i pamundshëm”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...