Ja çfarë i bënë pasaportës së artistit francez, me vula të Kosovës, në Aeroportin e Beogradit! (Foto)

PUBLIKUAR

Artisti nga Franca, Clément Peretjatko, në profilin e tij në Facebook ka postuar dy foto.

Ai kohë më parë kishte arritur në Kosovë, për të realizuar një shfaqje në Qendrën Multimedia. Shfaqja e realizuar, “Rrafshi i mollëve”, që u dha premierë në Teatrin “Dodona”, u shfaq më vonë edhe në Shqipëri, Maqedoni e Serbi, shkruan Telegrafi.

Por, në Aeroportin e Beogradit atij i ndodhi diçka që nuk i la përshtypje të mirë.

“Kalimi nëpër Aeroportin e Beogradit, ku të gjitha vulat e Kosovës janë anuluar brutalisht”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë së saj në Prishtinë

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes prapa shtëpisë...

28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat...