Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan, Vlora Limani-Hajnuni ka thirrur mbledhjen e radhës të KK-Lipjan ku pritet të diskutohen 12 pika të rendit të ditës.
Ndër pika të tjera që pritet të diskutohen në këtë mbledhje janë, Propozim vendim për rritjen e Buxhetit të Komunës së Lipjanit nga tejkalimi i të hyrave vetanake për vitin 2015.
Po ashtu Propozim vendimin për miratimin e planit të veprimit për transparencë në Komunë dhe Propozim vendimi për miratimin e planit të veprimit kundër Korrupsionit, dhe disa pika të tjera, transmeton LipjaniNews.



