Islami: AAK nuk ndjehet rehat me opozitën shkaku i propozimeve të VV-së

PUBLIKUAR

Që nga anulimi i protestës së 26 marsit, opozita filloi të përçahet edhe më shumë.

Tash kur po bëhen një muaj që nga anulimi i kësaj proteste, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për situatën në të cilën gjendet opozita.

Analisti Dardan Islami ka thënë për Telegrafin se ftohja në mes opozitës ka filluar qysh në kohën kur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj vendosi ta braktis Kuvendin.

“Lufta politike është normale, dhe në rastin tonë është gjithsesi progresive, AAK duket se nuk u ndje rahat në opozitën e bashkuar me propozimet që erdhën nga VV ku edhe shoqëria civile do të kishte hisen e njëjtë sikur tri partitë opozitare. Por ftohja mes tyre ka filluar qysh në muajin e kaluar kur Haradinaj vendosi ta braktisë Kuvendin, vendim ky që e kishte marrë kokë në vete”, ka thënë Islami për Telegrafin.

Ai më pas ka shtuar se dallimet mes partive opozitare janë të mëdha.

“Dallimet janë të mëdha mes partive opozitare, por dallime kanë të gjitha partitë mes vete dhe shumica e tyre mund të tejkalohen, por jo të gjitha”, theksoi Islami.

Ai më tej ka shtuar se raporti i Vetëvendosjes me vendet aleate perëndimore mbetet shqetësues.

“Derisa nuk shohim ndonjë zbutje të qëndrimeve nga ana e perëndimorëve na mbetet të shpresojmë se Vetëvendosje do ta gjejë rrugën dhe formulën e duhur që ta ndihmojë këtë proces që tash e dy vjet po lëngon seriozisht”, tha ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...