ISIS po hyn në Europë (Video)

PUBLIKUAR

auto_isis1412593877

Të maskuar si refugjatë, grupe me nga 4 luftetare te Shtetit Islamik, do të përpiqen të kalojnë kufirin me Turqinë, e prej andej do te udhetojne drejt europes perendimore me pasaporta te falsifikuara. lajmin e percjell gazeta gjermane “Bild am Sonntag” , duke iu referuar qarqeve të sigurisë, qe lene te kuptohet se qellimi i nje organizimi te tille eshte nje i vetem: atentatet ne kontinentin e vjeter. 

E njejta gazete pretendon se sherbimet amerikane te zbulimit kanë arritur të deshifrojnë komunikimin e koduar të drejtuesve te ISIS-it për këto plane terroriste.

Pikerisht nga pergjimet u mesuan edhe detaje te udhezimeve te dhena komandove xhihadisteve, nder te cilat edhe fakti qe nuk duhet te merrnin avione per shkak te kontrolleve teper te rrepta ne aeroporte. Kufirin turk nga ana tjeter e kalojne cdo dite me qindra siriane qe i largohen luftes civile, ndaj per terroristet konsiderohet me e lehte kjo rruge pasi mund te perzihen me refugjatet e te hidhen ne anen tjeter pa rene ne sy. 

“Bild am Sonntag” shkruan gjithashtu se autoritetet gjermane kane qene ne dijeni te nje situate te tille, e madje pohojne se Gjermania vazhdon të jetë në fokusin e terrorizmit xhihadist, cka le te kuptohet se sigurise se brendshme te saj i kanoset nje rrezik real. Nje tjeter gazete gjermane, “Die ëelt” ben te ditur se gjithmone e me shume luftetare radikale nga Europa, qe para disa vitesh kane qendruar ne kampet terroriste te zones kufitare mes afganistanit e Pakistanit, tani ndodhen ne siri ose jane rruges per atje. 

Nje zyrtar i larte i sigurise i tha kesaj gazete konflikti sirian Shteti Islamik kanë nje force shume te madhe tërheqëse për islamistët e gatshëm për të luftuar./zeri/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...